Rrjeti social Twitter ka njoftuar se ‘cicërimat’ tashmë do të jenë deri në 280 karakterë, siç raporton TechSot.Al.

Heqja e limitit 140-karakterësh është bërë disa kohë më parë në ShBA, por në gjithë botën limiti ishte ende 140 karakterë. Tashmë e gjithë bota mund të ‘cicërojë’ me deri 280 karakterë, pra dyfishin.

Por sipas TechSot.Al, disa gjuhë do të kenë akoma limitin prej 140 karakterë, si kinezçja, japonishtja, dhe koreanja.

Twitter ka thënë se edhe pse numri i karaktereve që mund të përdoren është shtuar, vetëm 5 përqind e atyre që testuan shërbimin e ri përdorëm mbi 140 karaktere./TechSot.Al/