Pas shumë polemikave të shkaktuara Qershorin që iku, Amerika mbetet tashmë vendi i vetëm në botë që është kundër marrëveshjes së Parisit për klimën, raporton TechSot.Al

Dy vëndet e tjera që kanë vendosur t’a firmosin marrëveshjen janë Nikaragua, që firmosi muajin e shkuar, dhe Siria, që njoftoi dje se do të firmosë këtë marrëveshje.

Sipas TechSot.Al, administrata Trump po kthen mbrapsht disa rregullime të vendosura nga para-ardhësi i Donald Trump, Barack Obama. Obama kishte premtuar që Amerika do të ulte ndotjet e karbonit të dioksidit që lëshonte në atmosferë.

Ky hap e çon ShBA-në në izolim nga vëndet e tjera të botës, por ndoshta është pikërisht kjo taktika që Trump po përdor./TechSot.Al/