Rritja e kompanisë Amazon ka ndikuar edhe në vlerën personale të shefit të saj egzekutiv, Jeff Bezos. Sipas TechSot.Al, personi në fjalë ka kaluar Bill Gates si personi më i pasur në botë.

Bill Gates ka mbajtur fronin si personi më i pasur në botë për rreth katër vite, që kur ai kaloi Carlos Slims të Meksikës.

Por suksesi i tij zgjati vetëm për një ditë, kur aksionet e Amazonit në tregun Amerikan arritën majat. Në fund të ditës, gjithçka u normalizua, dhe Bill Gates rimori përsëri kreun./TechSot.Al/