Gjigandi Facebook ka shpenzuar shuma të mëdha parash për të implementuar dhe përmirësuar videot në YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi ..., dhe viti 2017 ka qënë një vit deçiziv për Facebook Video, raporton TechSot.Al.

Jo vetëm që sistemi i videove në Facebook është përhapur ndjeshëm, por shumë platforma madje kanë lënë YouTube-in e Google-s, për t’u fokusuar në Facebook Video, sidomos përmes opsionit ‘live’.

Sipas TechSot.Al, Facebook ka tentuar të parakalojë YouTube-in edhe në vëndet e tjera të botës, jo vetëm në Amerikë. Një shëmbull i mirë i kësaj është transmetimi i disa prej ndeshjeve të UEFA Champions League, nëpërmjet rrjetit televiziv ‘FOX Sports’.

Por Facebook Video është akoma një hap pas YouTube-t, sidomos në aspektin 4K. TechSot.Al raporton se së shpejti kjo mund të ndryshojë, pasi edhe Facebook është duke eksperimentuar me videot 4K, gjë që YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi ... e bën prej disa vitesh tashmë.

 

Tani për tani vetëm një numër i vogël llogarish është duke testuar sistemin e ri, dhe nuk dihet akoma se kur videot 4K do të jenë të disponueshme për gjithë publikun./TechSot.Al/