Kompania Qualcomm ka si qëllim që të sjellë teknologjinë celulare 5G sa më shpejt në smartfona. Sipas TechSot.Al, kompania në fjalë ka njoftuar se ka kompletuar testin e parë të lidhjes 5G në smartfona.

Sipas Qualcomm, ajo ka arritur shpejtësi shumë të larta interneti. Bëhet fjalë për shpejtësi në gigabits për sekondë. TechSot.Al raporton se Qualcomm ka mundësinë për të arritur në 5 Gbps (gigabits për sekondë) sapo të ketë mbaruar infrastruktura e rrjeteve 5G.

Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se proçesorët e saj 5G do të jenë gati nga mezi i vitit 2019./TechSot.Al/