Gjigandi teknologjik Google është futur seriozisht në ‘luftën’ për harduer. Motori i kërkimit lançoi dje smartfonin flagship Pixel 2, dhe Pixel 2 XL.

Gjatë dhjetë vitet e fundit, kompani të ndryshme, kryesisht AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... dhe Samsung, kanë kopjuar shumë herë dizajnet e smartfonave të njëra tjetrës. Dhe Google dëshiron t’a ndryshojë këtë trend, duke u futur edhe vetë në tregun e smartfonave, më saktë në tregun harduer, raporton TechSot.Al.

Në vitin e dytë të lançimit të Google Pixel, gjigandi amerikan e ka rrënjësuar veten në treg, duke u paraqitur si forca e 3-të për të sfiduar AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... dhe Samsung-un. Dhe për këtë flasin qartë dy smartfonat e saj të rinj, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

SPECIFIKIMET E PËRBASHKËTA:

  • Proçesori: Qualcomm Snapdragon 835
  • Memorja: 4GB RAM
  • Kapaciteti: 64GB ose 128GB
  • Kamera mbrapa: 12.2 mp, auto-fokus me lazer, dhe detektim dy-piksëlsh, lente f/1.8
  • Kamera përpara: 8 mp, lente f/2.4
  • Video: 1080p në kamerën mbrapa, me 30, 60, ose 120 fps
  • Karikimi: USB-C (nuk ka karikim wireless)
  • Nuk ka vënd për kufje
  • Bluetooth 5.0

SPECIFIKIMET E PIXEL 2:

  • Bateria: 3520 mAh
  • Ekrani: 6-inç, 2880 x 1440 pOLED, kontrasti 100,000:1
  • Përmasat: 6.2 x 3.0 x 0.3 inçe
  • Pesha: 175 gram

SPECIFIKAT E PIXEL 2

  • Bateria: 2700 mAh
  • Ekrani: 5-inç, 1920 x 1080 AMOLED, kontrasti 100,000:1
  • Përmasat: 5.7 x 2.7 x 0.3 inçe
  • Pesha: 143 gram