Urragani Harvey që goditi Shtetet e Bashkuara fundjavën e kaluar ka lënë pas një rrëmujë që do vite për t’u pastruar, dhe që do të kushtojë miliarda dollarë.

Sipas raporteve, ky urragan ka çuar në dëmtimin e më shumë makinave se çdo katastrofë tjetër natyrale në Amerikë. TechSot.Al raporton se mbi një milionë makina parashikohen të jenë dëmtuar përtej reparimit, ose një në shtatë makina është shkatërruar.

Një ‘nokaut’ do të marrin edhe kompanitë e siguracioneve, të cilat do të pësojnë goditjen më të madhe si pasojë e kësaj katastrofe, raporton TechSot.Al

Për të krahasuar këtë katastrofë me të tjerat që kanë përfshirë Amerikën në 15 vitet e fundit, Katrina në New Orleans dëmtoi rreth 200,000 makina, dhe Sandy në Nju Jork dëmtoi rreth 250,000./TechSot.Al/