Konferenca e vetme dedikuar marketingut dixhital ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të dytë. Vitin e kaluar, tek Tirana Business Park, për AllWeb 2016 u regjistruan mbi 200 pjesëmarrës për të ndjekur folës ekspertë të komunikimeve dixhitale nga shumë vende të botës dhe rajonit, ku pjesëmarrës si sponsor mediatik ishte dhe TechSot.Al.

Mes tyre mund të përmendim:

Mike Butcher nga TechCrunchSokol Vladi nga Microsoft AlbaniaNikola Spasov nga SCL BalkansErik Meijer nga Deutche Telekom, NinaAngelovska nga Grouper.mkVladimir Vulic nga Digitalizuj.me, Darko Buldioski nga NewMedia MK, Natasa Djukanovic nga Domein.me, Dave Birss nga OpenForIdeas.org dhe Miroslav Varga nga Escape Web Solutions.

Ndër të tjera u zhvillua Paneli i parë i Marketingut Dixhital, në formën e një paneli diskutimi për situatën aktuale të Marketingut Dixhital në Shqipëri, si po zhvillohet ai dhe çfarë duhet bërë për t’u zhvilluar më tej në të ardhmen, drejtuar nga Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Communications dhe Business Magazine Albania.

Pjesëmarrës në panel ishin Enjan Gazhga (1UP), Jusilda Bocaj (LandMark), Endri Pano (Agna Group) dhe Elvis Plaku (Internet Marketer).

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2017?

MUND TË VAZHDONI TA PYESNI VETEN DERI NË 12 TETOR, OSE NËSE E KENI NDARË MENDJEN PËR TË MARRË PJESË,

BLIJENI BILETËN TANI!

Sapo është hedhur online Faqja Zyrtare e Internetit për AllWeb 2017, edicioni 2-të, në të cilën do të publikohen informacione mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim.

Në këtë Faqe mund të blihet një sasi e limituar biletash me ofertën Super Early Bird! Kjo ofertë përfundon në kohën kur plotësohet numri i biletave të parashikuara nga organizatorët.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk