Presidenti Rus Vladimir Putin ka dhënë dje një paralajmërim për fuqitë e tjera botërore, duke theksuar se Inteligjenca Artificiale është e ardhmja, raporton TechSot.Al.

Duke folur para një grupi studentësh në Yaroslavl të Rusisë, Putin ka folur gjërë e gjatë për zhvillimin e ‘AI – Artificial Inteligence’, ose Inteligjencës Artificiale. Sipas TechSot.Al, Putin u ka thënë studentëve se “ai shtet që prin ecurinë dhe novacionin në këtë fushë, do të sundojë botën’.

Shumë nga ata që punojnë në këtë fushë e shikojnë IA si një mjet për të përmirësuar njerëzimin, ndërsa ka dhe të tjerë që e shikojnë IA-në si një shkatërrues të njerëzimit.

Por Putin është një nga të vetmit lider botëror që del dhe flet hapur për inteligjencës artificiale, dhe fuqinë e saj për të kontrolluar botën në të ardhmen.

Sipas TechSot.Al, presidenti Rus gjithashtu shtoi se “do të ishte e padëshiruar n.q.s dikush mban një qëndrim monopolist,”, duke nënkuptuar se n.q.s do të ishte Rusia ajo që arrin majat në këtë fushë e para, ajo do e ndante këtë teknologji edhe me vënde të tjera.

Putin gjithashtu ka vazhduar me fjalimin e tij duke shtuar se luftrat e ardhshme do të luftohen me dronë./TechSot.Al/