Mbi 300 sinjalizime të postimeve me përmbajtjeje urrejtjeje në Twitter, mbetën pa “një përgjigje”. Për këtë motiv një i ri, artist satirik gjerman vendosi ta detyrojë kompaninë të lexojë ato tweet-e homophobe, raciste që nuk janë hequr nga platforma.

Por si ia doli? TechSot.al shkruan se i riu gjerman, i pikturoi para zyrës, ndërsa lancoi fushatën #HeyTwitter, për të tërhequr vëmendjen e mikroblogut. E gjitha kjo histori ka ndodhur në Hamburg, me iniciativë të Shahak Shapira, një i ri gjermano-hebre. Ai shpjegoi në një dokumentar me video vendimin e tij, dhe më pas e hodhi videon në YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi ....

Shahak Shapira citon TechSot.al, zgjodhi 30 nga qindra cicërima me përmbajtje të papërshtatshme, të cilat i transformoi në stencil, dhe më pas me sprajt ngjyrues, i riprodhoi në  rrugë, dhe në hapësirën e jashtme të zyrave të Twitter në Hamburg./TechSot.al/

This slideshow requires JavaScript.