Pavarësisht buzëqeshjes në fytyrë, dhe vezëllimit, fotot tona të postuara në rrjete sociale, si Instagram e Facebook, mund të zbulojnë shumë më tepër nga sa mendojmë. TechSot.al shkruan se  tashmë është e mundur zbulimi i problemeve depresive, falë një program të zhvilluar nga Christopher Danforth i “University of Vermont”.

Software mbledh të dhënat prezente të shenjave të depresionit me një saktësi prej 70%. Studimi ka marrë në vëzhgim fillimisht 166 persona që kishin postuar foto në Instagram, 71 nga të cilët ishin diagnostikuar më herët me shqetësime të shëndetit mendor.

Në fazën fillestare të punës, programi analizoi 43.950 foto. Në vazhdim kërkuesit përfshinë të tjerë persona, dhe analizuan foto të tjera. TechSot.al konfirmon se  karakteristika kryesore më të shpeshta në fotot e analizuara, ishion ato me ngjyrë më të errët, pa efekte apo manipulime me foto-shop, ato thjeshtë bardhë e zi. Shkrepje që kanë kryesisht portretin e fytyrës së përdoruesit.

Nga ky vëzhgim u kuptua se ai që vuan nga probleme depresive, tenton të postojë shumë më tepër foto, nga një person që nuk ka shqetësime. Software demonstroi edhe kapacitetin e leximit në foto, të shenjave të fillimit të depresionit. Zhvilluesit thonë se ky algoritëm ka një potencial të madh për të identifikuar sinjalet e fshehta të shqetësimeve Fizike dhe mendore./TechSot.al/