Kina njihet si një nga vëndet ‘vrasëse’ të privatësisë online, por lëvizja më e fundit e qeverisë kineze i tejkalon të gjithë kufinjtë.

Populli kinez nuk mund të postojë më komente anonim online, raporton TechSot.Al. Rregullat e reja të qeverisë, të cilat hynë në efekt më 1 Tetor, kufizojnë edhe më shumë privatësinë e popullsisë kineze në internet.

Sipas Administratës së Hapësirës Kibernitike të Kinës, rrjetet sociale dhe forumet e ndryshme duhet të verifikojnë identitetet e vërteta të përdoruesve të tyre para se ata të mund të postojnë diçka, raporton TechSot.Al.

Këtu përfshihen edhe komentet nëpër faqet e gazetave, të cilat duhet të redaktohen përpara së të shfaqen për publikun. Sipas TechSot.Al, faqja Zhihu, një faqe shumë popullore në Kinë, ka filluar tashmë të verifikojë identitetet e përdoruesave nëpërmjet numrave të telefonit, të cilat janë të lidhura me kartat e identitetit.

Por qeveria kineze nuk e shef këtë si një cënim lirie, por si një mënyrë për të parandaluar ‘fake news’, apo lajmet e rrema.

Ajo që ka qënë për t’u çuditur është fakti se shumë kineze e kanë mirëpritur këtë ndryshim, duke shtuar se “liria e fjalës vjen me përgjegjësi, dhe kjo është një nga përgjegjësitë”. /TechSot.Al/