Kur mendojmë për prodhuesin më të madh të makinave, mendja na shkon tek Toyota, ose Honda, ose Volkswagen. Por sipas TechSot.Al, prodhuesi më i madh i makinave është tashmë aleanca Renault-Nissan, të cilët shitën 5,268,079 makina në gjysmën e parë të 2017-s.

5 prodhuesit më të mëdhenj të makinave [2017]

Me këtë numër shitjesh, Renault-Nissan ka lënë pas Volkswagen (5,155,591) dhe Toyota (5,129,000), si dhe General Motors të vendit të 4-t, me 4.7 miliona makina të shitura.

Por aleanca Renault-Nissan është pak më ndryshe se kompanitë e tjera, sipas TechSot.Al. Renault dhe Nissan kanë aksionerë të ndryshëm secila, edhe pse përdorin teknologjitë dhe risurset e njëra tjetrës. Ndërsa Toyota, VW, dhe General Motors kanë secili aksionerët e vetë.

Ajo që i ka dhënë shumë dorë aleancës Franco-Japoneze ishte blerja e 34% të aksioneve të Mitsubishit nga Nissan vitin e kaluar.

Midis Renault, Nissan, dhe Mitsubishi, të treja këto kompani shitën 481,151 makina elektrike, numri i më i madh i shitjeve të këtyre lloj makinave në botë./TechSot.Al/