Gjigandi aziatik Samsung pritet të lançojë smarfonin ‘flagship’ të radhës, Note 8. Më përpara ishte raportuar se smartfoni do të vinte diku nga vjeshta, por raporte të TechSot.Al presin javëne fundit të Gushtit si datën e lançimit.

Rëndësia e datës së lançimit është shumë e madhe, pasi edhe AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... pritet të lançojë iphonin e radhës në vjeshtë. Sipas TechSot.Al, Samsung po përpiqet të përfitojë nga rasti duke e lançuar Note 8-n më përpara.

Note 8 është më shumë se thjesht një smartfon tjetër për Samsung. Ky smartfon vjen pas një skandali mbarë-botëror që ndodhi me Note 7, dhe me shpërthimet e tyre.

TechSot.Al raporton se Note 8 pritet të ketë një ekran 6.3-inç, dy kamera mbrapa, një proçesor Snapdragon 835, 6GB RAM, 64GB memorje, dhe një bateri 3,300mAh.