Provokimi i fundit i Koresë së Veriut vjen në sektorin teknologjik. Shteti komunist i Kim Jong Un ka lancuar një tablet që quajtur iPad, që është ekzaktësisht si aparatura e AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr.... TechSot.al thekson se automatikisht për pasojë kjo cilësohet cënim i copyright.

Tableti është prodhuar nga kompania lokale Ryonghung dhe nga ana teknike është vite drite larg iPdit të vërtetë. Potencialisht ka edhe mundësinë për të naviguar në internet, një funksion i panevojshmë në një shtet totalitarist, ku censura ëhstë e pranishme kudo.

TechSot.al ka zbuluar se kjo nuk është hera e parë që Korea e Veriut vjedh idetë e AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr.... Disa vjet më parë një një ekspozitë në Pyongyang u prezantua një kompjuter praktikisht identik me iMac, të paktën nga ana vizuale estetike. Njëkohësisht u lançua edhe një sistem operativ “i frymëzuar” nga AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... i quajtur Red Star 3.0.

Me iPad, është hera e parë që realisht kopjohet identik nga ana fizike, madje kanë klonuar edhe emrin e aparatit, çka mund të sjellë për pasojë një betejë ligjore nga kolosi i Kupertinos raporton TechSot.al. Tableti koreanoverior nuk është i fuqishëm, vepron me sistem Android dhe ka tastierë wireles me ngjyrë të kuqe. Duke parë imazhet e servirura nga qeveria komuniste, gati gati të krijon idenë e një aparati lodër.

Edhe një tjetër regjim autoritar si Rusia po tenton sistemet operative përmes paraturave “të bëra në shtëpi” për t’i afruar kolosëve teknologjik amerikanë, por asnjëherë nuk ka guxuar të thyejë copyright në këtë mënyrë banale./TechSot.al/