Një boshllëk në Facebook, ka zbuluar ashiqare identitetin e disa mderatorëve të platformave me përmbajtje specifike, duke i ekspozuar para organizatave terroriste. Lajmi publikohet nga TechSot.al që i referohet prestigjozes Gardian, e cila specifikon që ky “bug” i intereson më shumë se 1 mijë punonjësve të rreth 22 departamenteve të rrjetit social. Këta të fundit kontrollojnë dhe fshijnë mijëra postime me përmbajtje propagandistike terroriste apo me nxitje të urrejtjes.

TechSot.al shkruan se dobësia është zbuluar në fund të vitit të kaluar, dhe 40 punonjës prek këtyre departamenteve punojnë në filialin e Dublinit. Në vecanti  6 nga këta punonjës pas gabimit fatal u cilësuan si viktima të prioritetit të lartë.

Guardian ka folur me një prej tyre, një 20 vjecar me shtetësi irlandeze, djalë I një refugjati irakian, që pas zbulimit të identitetit është fshehur në Europën Lindore për rreth 5 muaj. Një grup i dyshuar terrorist, që ai e kishte bllokuar nga të qënurit online në Facebook, mbështetës të ISIS me bazë në Egjipt, kishte parë profilin e tij personal.

Facebook e konfirmoi këtë bug, që TechSot.al shpjegon se ka marrë konfirmimin se është sistemuar. Ndërkohë  ka nisur një hetim të thellë për të parandaluar në kohë probleme të këtij lloji në të ardhmen./TechSot.al/