Elon Musk, shefi egzekutiv i Tesla dhe SpaceX, largohet si këshilltar i presidentit Amerikan Donald Trump, raporton TechSot.Al

Kjo vjen pasi presidenti Amerikan ka tërhequr vendin e tij nga ‘Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës’, të cilin ky i fundit e ka quajtur të pa-dobishëm për Amerikën, duke mbajtur premtimin elektoral që ai bëri vitin e kaluar.

Edhe pse shumica e njerëzve të afërm të Donald Trump këshilluan këtë të fundit që të mos tërhiqeshe nga marrëveshja e Parisit, ky i fundit ka deklaruar se kjo është për më të mirën e Amerikës, duke mbështetur në një farë mënyre pretendimet e tij se ngrohja globale është një “rreng i krijuar nga Kinezët”.

Sipas TechSot.Al, Elon Musk ka publikuar në Twitter: “Po tërhiqem nga këshilli presidencial. Ndryshimi i klimës është i vërtetë. Tërheqja nga Parisi nuk është gjë e mirë as për Amerikën, as për botën,” pak kohë pas deklaratës së presidentit Trump për tërheqjen.

Musk ishte një nga 18 liderat e biznesit që përbënin këshillin e bizneseve të Trump.

Të njëjtin hap ka ndjekur edhe shefi egzekutiv i Disney-t, përcjell TechSot.Al. Bob Iger ka publikuar në Twitter: “Sipas parimeve, po e lë Këshillin Presidencial mbi tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit”/TechSot.Al/