Kompanitë ajrore po investojnë shumë në drejtimin e sigurisë së avioneve. Skenari për avionë pa pilotë doli në pah gjatë samitit në Bruksel. TechSot.al shpjegon se guida autonome dhe mjetet elektronik, janë elemntët kryesorë të risive në botën automobilistike.

Një avion pa pilot i shtyrë nga një motor elektrik mund të bëhet shumë shpejt realite. Ndoshta brenda vitit 2030 shkruan portali ynë. Gjithsesi ajo që ka realisht rëndësi është fakti se zhvilluesit dhe kompanitë janë dakorduar për këtë. Investimet në industrinë e transportit ajror shkojnë në këtë drejtim.

Dhe skenari doli qartësisht gjatë Samitit të Fundit mbajtur në Bruksel Air Transport IT Summit. Liderët e fuznizimit me inovacione teknologjikenë aeroporte dhe kompani në Sita organizuan në portat e Brukselit, një cikël konferencat për tendencat inovatore të transportit ajror.

Avionët pa pilotë janë në zhvillim e sipër dhe sipas TechSot.al bazohen në sistemin e navigimit më shumë vizual se kartografik dhe mbi gjeolokalizimin lazer. Njësoj sic ndodh me makinat me guidë autonome, me sensor lider që monitorojnë rrugën, kalimtarët dhe makinat, në vend të shoferit.

Në projekte e transportit ajror pa pilot janë përfshirë disa kompani, si ndërtuesi europianë i avionëve Airbus që së fundmi ka prezantuar Vahanan. Në këtë avion ka vend vetëm për pasagjerët që kanë dëshirë të kursejnë kohë dhe para. Është loë cost.

TechSot.al është konsultuar me ekspertë që pohojnë se gjatë testimeve, pasagjerët kanë pasur dyshimet e tyre. A do të fulturonim dot duke e ditur se në avion nuk ka pilotë? Sipas statistikave, shumica e mjeteve janë eksaktë nëse i referohemi makinave me guidë autonome, por sa ndodh një aksident, të gjithë i referohen atij rasti të vetëm.

Sipas Baggage Report 2017, avionët e së ardhmes pa pilotë do të kenë teknologji inovatore dhe kursimtare. Nga projekti synohet ulja e kostos së karburantit me të paktën 30% duke qenë se karburanti zë rreth 50% të kostos së kompanive ajrore.

Qëllimi është avionë me bateri dhe për këtë Siemens është në rrugën e duhur me Siemens Extra 330LE, avioni elektrik që muajin e kaluar theu cdo rekord shkruan TechSot.al. Avioni teknologjik theu cdo rekord shpejtësie të matshëm në kategori specifike, duke arritur në 342 km/orë./TechSot.al/