Tre bisedat e para mund t’i përzgjidhni dhe t’i keni përherë në krye të listës. TechSot.al ju konfirmon se WhatsApp synon të lehtësojë menaxhimin në chat të përdoruesve, që gjithmonë mbajnë të hapur njëkohësisht shumë biseda.

Në aplikacion në fakt,  shumë shpejt do mbërrijë instrumenti i ri, që për momentin është i disponueshëm vetëm në versionin BETA, dmth në versionin jo përfundimtar të App. Ky i fundit konsiston në evidentimin tek përdoruesit të chateve më të rëndësishëm, duke fiksuar bisedat me listimin e tyre në krye të bisedave.

Me këtë instrument të përshpejtuar nga portali Android Police, të cilët i referohet TechSot.al, do të jetë i mundur, bllokimi i majë, i të paktën 3 chateve, të cilët mund të kesh akses, sapo të hapet aplikacioni i WhatsApp pa patur nevojë të hapësh listën. Për ta konmkretizuar, mjafton të prekësh ikonën që del në pjesën e djathtë të ekranit, pranë emrit të kontaktit, apo chatit në grup.

Por kjo nuk ëhstë risija e vetme e WhatsApp. TechSot.al, ju konfirmon se app WhatsApp mund të ndryshojë rrënjësisht në muajt e ardhshëm.

Përvec mundësisë për të fshirë një mesazh të dërguar, por akoma të palexuar nga marrësi, dhe funksionit falë të cilës shihet në hartë ku ndodhen miqtë, më të cilët kemi lënë takim, dy funksione për të cilat përflitet prej disa muajsh, është i pritshëm dhe një linje editore. Kjo e fundit do mund të transformojë një video në formatin gif, dhe të thjeshtojë thirrjet me videocall./TechSot.al/