Turbinat më të mëdha të erës kanë filluar prodhimin e energjisë në Britani  , raporton TechSot.al.

Dong Energy , kompania daneze mbrapa projektit këto kohë ka ndezur 32 strukturat gjigante në Liverpool Bay.

Turbinat janë më të mëdha se disa ndërtesa qiell gervishtëse .

Përmasat e mëdha të tyre arrijnë që të gjenerojnë 8 megaëatt fuqi , sipas TechSot.al.

Është hera e parë që turbinat 8 megaëatshe përdoren për qëlllime komerciale .

Sipas TechSot.al , një rrotullim i vetëm i krahëve të tyre mund të furnizoje një shtëpi për 29 orë.

Dong Energy ka ndërtuar 32 turbina si një shtesë për fermën me turbina ere të ndërtuar një dekadë më parë.

Ato kanë dyfishin e kapacitetit të strukturës origjinale të fermës.

Por ama qeveria  sipas burimeve të TechSot.al nuk është shumë e apasionuar mbas projekteve të tilla.

Madje qeveria e britanisë i ka paralajmëruar korporatat e energjisë së erës që të gjejnë mënyra të tjera për të shkurtuar kostot nëse duan që qeveria të vazhdoje suportin.

Për këtë arsyje dhe kompania vendosi që të ndërtoje një fermë gjigante me turbina ere sesa të ndërtonte shumë ferma të vogla.

Në këtë mënyrë ato janë më të lira për tu ndërtuar dhe mirmbajtuar./TechSot.al./