Të paktën 5 aplikacione për të gjetur estetisten dhe parukieren më të afërt. Por tani kërkimet ju sjellin një tjetër inovacion, aplikacione përmes të cilave shkruan TechSot.al, ju mund të shihni para kohe modelin e dëshiruar të flokëve. Ndaj mos hezitoni të tentoni modelin e enrrave për flokët tuaj.

Uala

Nga platforma e saj është e mundur të gjesh cfarëdolloj trajtimi. Që nga maszhet tek prerja e flokëve, manekirë dhe SPA relaksi. Uala sipas TechSot.al, ka në brendësi dhe numra kontakti të salloneve të bukurisë.

Treatwell

Aktive në 11 vende europiane mes të cilëve, Anglia, Spanja, Franca,Gjermania, etj, Treatwell është një aplikacion i dedikuar për kërkime në prenotime, por jo vetëm. Aplikacioni gjithashtu të sugjeron cfarë lloj modeli krehje, apo prerje është e përshtatshme për formën e fytyrës së aplikuesit. Treatwell është perfekt për kë udhëton dhe dëshiron të jetë përherë i freskët. Ai është aktiv në 7 ditë të javë dhe 24 orë të ditës.

 Salonist

Edhe me Salonist është e mundur të përzgjedhësh trajtimin estetik të dëshiruar. Madje aplikacioni vë në dukje për përdoruesin edhe promocionet, duke ofruar alternativa në cmime.

Rezultati anteprima

 Para se të zgjedhim parukierin, një ide e mirë do ishte t’ia besonim look-un tonë aplikacioneve, për të parë në avancë një lloj stili specifik të prerjes së flokëve, apo make up.

TechSot.al shpjegon se janë disa lloje si Hairstyle Magic Mirror Change your look lejon ngarkimin e fotos personale, duke dhënë si opsion edhe ndryshimin e ngjyrës së flokut.

Hair Color është një tjetër aplikacion që përqendrohet te ngjyra e majave të flokët dhe rrënjës, ndërsa Ultimate Hairstyle Try-On na lejon të provojmë prerje të flokëve të VIP-ave para se ta aplikojme realisht mbi veten./TechSot.al/