Pas printimit në 3D tani vjen dhe mundësi në 4D. Sipas TechSot.al, sapo printohen, materialet i përgjigjen, temepraturës, lagështisë dhe termave të tjerë të brendshëm, si një presion i lehtë. ndërkohë ndryshon formë, dhe më pas kthehet në origjinalitet.

Kjo është e mundur vetëm falë teknologjisë 4D, dimensioni i katërt sic njihet ndryshe, KOHA. Studimin ia detyrojmë kërkuesve të Politeknikumit federeal të Zyrihut ETH. Printimet në 3D tashmë janë tashmë të zakonshme, dhe shumë laboratore kërkimesh i kanë përvetësuar. Funksionimi i tyre tashmë është i njohur shkruan TechSot.al.

Një printim në 3D kalon nëpër një seri transformimesh për të gjeneruar një objekt tredimensional. Por kërkuesit e ETH, kanë shkuar më tej duke mundësuar stampimin njëherazi të një sërë mekanizmave që u lejojnë objekteve të marrin forma të ndryshme në fazën e prodhimit.

Për këtë mjafton që objektin ta vëmë nën një presion të lehtë me anë të gishtave, apo në dritë, apo në pak lagështirë./TechSot.al/