Një studim i ri ka treguar atë që të gjithë në dyshonim , rrjetet sociale kanë efekte negative të tmerrshëm tek adoleshentët.

Sipas një studimi të pulikuar sot dhe të quajtur ” Gjëndja e Mendjes” të ndërmarrë nga kërkuesit e Shoqërisë Mbretërorë të Britanisë , tregoi se  Instagram dhe Snapchat janë më të dëmshmit , raporton TechSot.al.

Kërkuesit vëzhguan 1479 të rinjtë britanikë të moshës 14-24 dhe i pyetën për mënyrën sesi secili rrjet social ndikonte mbi shëndetin e tyre mendor.

Kërkuesit morën parasysh edhe faktorë sic ishte mungesa e gjumit , diskriminimi , dhuna dhe personaliteti.

Studimi sipas burimeve të TechSot.al tregoi se dy rrjetet sociale më të këqija për adoleshentët ishin Instagram dhe Snapchat pasi ishin burimi kryesor për anoreksinë , bullizmin dhe ankthin.

Facebook dhe Twitter nuk ishin shumë mbrapa , ndërsa YoutubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi ... ishte i vetmi që sic duket inspironte më shumë ndjenja pozitive sesa negative.

Sipas TechSot.al  kjo vjen pasi Snapchat dhe Instagram bazohen më shumë në imazhin e mirë që dikush duhet të mbajë që të pranohet nga shoqëria./TechSot.al./