Mesa duket pesa më e madhe e të rriturve akoma shikon televizor në një TV , pavarësisht teknologjisë pa kabllo dhe zhvillimit të mobile , raporton TechSot.al.

Gati 92% e personave nga 18 e më lart  sipas një raporti të fundit nga Nielsen , shikoën televizor në mënyrën tradicionale.

“Sigurisht që shikuesit kanë më shumë opsione sot , por ato përsëri konsumatorët zgjedhin televizionin si platformë të parë ,” u shpreh kërkuesi Tom Ziangas , sipas TechSot.al.

Studimi gjeti se 82.1% e njerzve i shikonin filmat dhe emisionet në një ekran të shesht , ndërsa 10.3 % i shikonin filmat në TV të lidhura me pajisje të tjera.

Vetëm 8 % e të rriturve sipas studimit shikonte video në komputer, smartfonë apo tablet .

Arsyeja se pse ndodh kjo , sipas burimeve të TechSot.al është se nëse shikoni një film në smartfonë , ju nuk do ta merrni eksperiencën e plotë të filmit.

Nga studimi u zbulua se është mit mendimi që qarkullon se smartfonët po zëvendësojnë TV./TechSot.al./