Një software arrin të ndjekë shumë persona njëkohësisht nëpër turma. Është ky programi më i fundit i mundësuar nga zhvilluesit, që  gjurmon cdo të dyshuar në kuadër të luftës antiterrorizëm, dhe që TechSot.al konfirmon se është i aftë të ndjekë të njëjtin person mes turmës, të maskuar, por edhe teksa i njëjti indivi përzihet me turjma të ndryshme.

I publikuar në revistën IEEE Transactions on Pattern Analysis and Machine Intelligence, është vënë në përdorim në SHBA, nga dy kërkues të universitetit të Florida Centrale, Afshin Dehghan e Mubarak Shah. kërkimi ëshët financuar pjesërisht nga Fondi i kërkimeve në Qatar që do të presë dhe Botërorin e Futbollit 2022, dhe kërkon të garantojë sigurinë, edhe me metoda që lejojnë identifikimin e terroristëve të mundshëm të ngatërruar me turmën.

 

Për të zhvilluar software, kërkuesit analizuan 9 turma të ndryshme, nga një maratonë, tek një pelegrinazh, deri edhe te udhëtarët në stacion treni, apo në aeroport. këto turma kishin nga 57-747 persona, dhe programi arriti të analizojë cdonjë prej tyre, përmes fotogrameve të ndryshme, me një precizion nga 67-99%.

Nëse dyshimet bazohen vetëm te aspekti fizik, shkruan TechSot.al, testet dhe fytyrat e shumë personave, mund të jetë vështirë t’i dallosh, sidomos në turma të mëdha. Por teknika e re ka gjetur një mënyrë për të rritur eficencën. Truku qëndron tek parashikimi ku janë drejtuar njerëzit, falë një funksioni matematikor që analizon 5 faktorë. Shpejtësinë e drejtimit, deri tek identifikimi i pixelave që u korrespondon personave që gjurmohen, dhe identifikimi bëhet në grup, i personave që kanë të njëjtin destinacion final dhe ndjekin për pasojë drejtim të njëjtë./TechSot.al/