WannaCry , sulmi kibernetik që zuri vend të premten e kaluar hakoi me mijëra kompjutera në më shumë se 150 vende , por nuk ka qenë suhmë fitimprurës për hakuesit gjithsesi , raporton TechSot.al.

Por mesa duket tani ka ardhur një sulm kibernetik më i madh dhe më i zgjuar dhe që ka prekur po aq kompjutera sa sulmi WannaCry , por këtë herë në mënyrë të qëtë po prek shumë kompjutera për qëllime përfitimi financiar , transmeton TechSot.al.

Këtë e rapoton kompania e sigurisë Proofprint e cila e zbuloi këtë sulm .

Ky sulm nuk hakon përdorues të zakonshëm dhe të kërkoj më pas para në shkëmbim , por ama vjedh “cripto valutë ” nga kmpjuterat e viktimave.

Sulmi instalon një program të quajtur Adylkuzz , i cili vendos cripto valutën Monero dhe ua dërgon hakuesve.

Sipas TechSot.al një Monero vlen 28.44 dollarë së paku.

Ndryshe nga sulmi i javës së kaluar , sulmi i ri nuk vjedh të dhënat e përdoruesve , por e keqja është se përdoruesit e prekur nuk arrijnë ta dallojnë se janë të prekur.

Por sulmi nuk sjell vetëm dëme financiare.

Sipas burimeve të TechSot.al sulmi sjell ngadalësimin e mijëerave kompjuterave dhe bizenseve duke u shkaktuar atyre shumë dëme.

Deri tani sipas të dhënave të TechSot.al hakerët e WannaCry kanë fituar 80 000 dollarë dhe do ta kenë të vështirë që ti marrin parë të plota , ndërsa të sulmi i ri merr vazhdimisht pagesa mbi 22 000 dollarë./TechSot.al./