Një ekspert i sigurisë kibernetike Miroslav Stampar , i cili punon për qeverinë kroate ka postuar ne Twitter se është cështje kohe derisa “të këqinjtë” të mblidhen bashkë dhe të provojnë teknika të ndryshme hakimi , fill pas sulmit WannaCry , raporton TechSot.al.

Stamapar është shfaqur në disa artikuj këto ditë dhe ka qenë i pari që ka shpjeguar në detaje , një kërcënim të ri të quajtur EternalRocks , sipas TechSot.al.

Por ky virus është shumë i ndryshëm nga WannaCry , pasi sapo infekton një kompjuter , nuk i bën asgjë për 24 orë dhe pastaj shkarkon më shumë virus nga “interneti i errët” dhe pastaj pret për instruksione të mëtejshme.

Sipas burimeve të TechSot.al ky rrezik i ri nuk përmban një buton që e fik , duke e bërë kështu të pandalshëm./TechSot.al./