Të ndash gjithçka, që nga dhomat e shtëpisë, vendet në makinë, apo deri dhe cepat e divanëve tanë.  “sharing economy”na pëlqen të gjithëve, dhe idetë për ta realizuar nuk mungojnë. Aplikacioni Paladin na vjen në ndihmë për këtë gjë shkruan TechSot.al duke mudnësuar ndarjen e të gjitha objekteve që i kemi vendosur në magazinë, përmes dhënies së tyre me qira dhe nxjerrjes së përfitimeve.

 

Si funksion?

Ideja lindi nga një këkrues që kishte ndryshuar shpesh shtëpi për cështje pune dhe cdo herë i mungonte dicka në banesën e tij. Me një eksperiencë shumëvjecare mbi shpatulla tek Alibaba, krijuesi Nico Fusco mendoi të krijonte një platformë për dhënien e objekteve të përdorura me qira kundrejt një pagese. përdoruesi vendos cmimin e qirasë, dhe merr fillimisht një kapar që do e mbajë në rast dëmi të pajisjeve.

 

Targeti kryesor i kërkuesve janë studentët, të cilët mund të shfrytëzojnë aplikacionin shkruan TechSot.al për të kursyer dicka. Por nga Paladin përfitojnë edhe turistët.

 

Ana “sociale” e Paladin

Rreth 1700 përdorues janë për momentin përdoruesit e parë të app.  Për shkëmbimin zhvilluesit sugjerojnë shkëmbimin ballë për ballë. Më këtë metodë synohet që mes palëve të ketë dhe shkëmbim eksperience duke parë njëkohësisht dhe anën sociale të platformës/TechSot.al/