Një algoritëm “gjuetar” i tsunamti. Është i aftë të evidentojë në kohë reale momentin që krijohet një stunami, shumë më herët se ai të mbërrijë në brigjet tokësore. Në këtë mënyrë popullata ka kohën e mjaftueshme për të marrë masa që të largohet nga uji dhe të shkojë në një vend të sigurtë. Algoritmi shkruan TechSot.al është zhvilluar nga Univesriteti i La Sapienza në Romë në bashkëpunim me Jet Propulsion Laboratory (JPL) të NASA-s, e publikuar në revistën Scientific Reports.

Emri i algortimit është VARION (Variometric Approach for Real-time Ionosphere Observation), dhe përdorë vëzhgime që merren përmes GPS dhe sisteme të tjera të navigimit satelitor, për të dalluar në kohë reale turbullirat e Ionosferës tokësore.

“VARION raporton TechSot.al është i aftë të dallojë turbullirat që shkakton një tsunami para se të krijohet, duke kontribuuar në mënyrë efikase në sistemin e alarmit.

“VARION” është një kontribut inovativ një sistem të integruar alarmi paralajmërues. Hapi i radhës do të jetë integrimi I algoritmit në brendësi të rrjetit JPL që furnizon të dhëna në kohë reale në rreth 230 stacionë në mbarë botën./TechSot.al/