Në të ardhmen e Microsoft do të jenë sërish telefonat smart, pavarësisht suksesit të munguar të modelit Lumia. Një intervistë raporton techSot.al, CEO i kompanisë Redmond, Satya Nadella rrëfen publikisht vizionin e tij për telefonat mobile. Por ai thekson se ideja është tërësisht  për smartphonë ndryshe nga ata që janë tanimë në treg.

Sipas Nadellës, aparatët celularë të së ardhmes së Microsoft, do të jenë  të propozuar me forma të ndryshme, por në rrugën e tablet Surface,  të prodhuar 2 në 1. Thënë ndryshe, do të jenë të përdorshëm si tablet por edhe si notebook.

Aparatët e fundit smartphone të lançuar nga Redmond kanë qenë Lumia 950 e 950 XL që i përkasin vitit 2015. Sipas të dhënave të fundit të poseduar nga TechSot.al, shitjet e smartphone që operonin me sistemin Windows Phone kanë qenë një dështim, si në tregun globalë të telefonave inteligjentë, ashtu edhe në totalin e të ardhurave të përfituara nga Microsoft.

Në harkun e dy viteve, kaluan nga shitjet 1.4 miliardë dollarë, në 5 milionë të regjistruar në tremujorin e parë fiskal të vitit 2017 nga kompania./TechSot.al/