Microsoft po synon edhe sektorin e videogame. Kompania e Redmond ka lançuar Mixer, që TechSot.al thotë se është emri i ri i platformës së tij për streaming e videolojërave Beam, që e ka blerë në gushtin e kaluar. Kësaj platformë i janë bërë disa modifikime ndërkohë, në tentativë për t’i marrë përdoruesit platformës Twitch të Amazon dhe YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi ... Gaming.

Mes risive të Mixer është edhe Co-Streaming. TechSot.al shpjegon se në të mund të luajnë deri në 4  lojëtarë që mund të ndajnë ekranin në një video të vetme, me chat të unifikuar.

Në këtë mënyrë mund të shihet një lojë e vetme nga këndvështrimi i katër lojëtarëve, por përdoruesit mund të vendosin të bashkë-transmetojnë edh ematch apo lojëra të ndryshme. Microsoft ka zhvilluar aplikacionin e Mixer Create për direktet nga smartphone apo tablet.

Përvec kësaj raporton TechSot.al, është edhe Channel One, një kanal që ofron një guidë për atë që ndodh në platformë, dhe jep informacione për eSportive, sportet elektronike, ose thënën popullorce, videogame në nivel konkursi dhe organizativ.

Me funksionet e reja, Mixer po provon të spostojë Twitch, platformën lider të sektorit që i kalon 100 milionë përdorues, si edhe YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi ... Gaming, të lancuar nga Google në vitin 2015./TechSot.al/