Komisioni i Bashkimit Eurpian ka ndëshkuar rënde Facebook me një gjobë prej 122 milionë dollarë pasi kompania ka në mënyrë të qëllimshme ka dhënë informacione false rreth blerjes së WhatsApp , raporton TechSot.al.

Vendimi vjen pas një investigimi në 2014 kur u ble WhatsApp.

Ndëshkimi vjen për shkak të ndryshimeve në termat e shërbimeve dhe të politikës së privatësisë së gjigantit të medias sociale i cili lajmëroi në 2016 se do ta bënte të mundur që të lidhte llogarinë tuaj në WhatsApp me identitetin në Facebook , pavarësisht se në 2014 lajmëroi se nuk do ta bënte.

Komisioni ka prova se Facebook e ka ditur që në 2014 se mund ta realizonte këtë teknologji por ka gënjyer duke thënë se nuk mund ta bënte , sipas TechSot.al.

Kjo sështë hera e parë që gjobitet Facebook.

Madje është hera e dyte që gjobitet vec për këtë javë.

Sipas burimeve të TechSot.al në fillim të kësaj jave komisioni kombëtar francez gjobiti Facebook me 150 000 euro për shkeljen e Aktit kombetar të mbrojtjes së të dhënave./TechSot.al./