AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... arrin të zërë dy pozicionet e para në klasifikimin e shitjeve globale të smartphone. Sipas analistëve të Strategy Analytics, l’iPhone 7 është modeli i smartphone me i shituri në botë në tremujorin e parë të këtij viti.

Në vend të dytë renditet sipas TechSot.al, pikërisht iPhone 7 Plus, ndërsa vendi i tretë i rezervohet aparatit R9S të kompanisë kineze OPPO, pothuajse e panjohur në perëndim, por shumë popullore në atdhe dhe shumë e përhapur në tregun indian.

Bazuar në të dhënat mes  periudhës janar-mars, janë shitur në total në nivel botëror rreth 353.3 milionë smartphone. iPhone 7 ka shënuar 21.5 milionë shitje, e barabartë me 6.1% e totalit, i ndjekur nga iPhone 7 Plus me 14.4 milione copë të shitura, ose 4.9%.

R9S e OPPO konfirmon TechSot.al shiti 8.9 milionë aparate, që në tregun botëror përbëjnë rretht 2.5%.

Jashtë podiumit mbeten dy modelet ekonomike të Samsung, Galaxy J3 me 6.1 milionë copë dhe Galaxy J5 me 5 milionë telefonë të shitur. Sipas analistëve të TechSot.al, këto dy modele të Samsung kanë kreg kryesor në Evropë dhe Azi, dhe kanë kontribuuar në kompensimin e problemeve që Samunsg pati me dështimin e Galaxy Note 7./TechSot.al/