Facebook përmirëson në vazhdimësi algoritmin e tij, duke synuar përherë e më shumë kualitet. TechSot.al raporton se falë inteligjencës artificiale, rrejti social do të reduktojë në masë fluksin e lajmeve dhe linqet që përmbajnë materiale të paqarta dhe jo me intereres.

Një axhornim i njoftuar nga kompania që kërkon të demotivojë dhe të caktivizojë  të ashtuquajturat “spammer”, një hap paralel me veprimet e mëparshme të ndërmarra nga rrjeti social për të zhvlerësuar dizinformimin online.

Platforma me rreth 2 miliardë përdorues, shpjegon se ka ekzaminuar “qindra mijëra” faqe ëeb për të identifikuar ato cilësoret profesioniste nga ato që janë thjeshtë portale amatore. Në këtë mënyrë, inteligjenca artificiale do të jetë e aftë të njohë cdo faqe të re të shpërndarë në rrjetin social me karakteristika të ngjashme.

Për pasojë shkruan Techsot.al algoritmi do t’i deklasifikojë, edhe pa ia bërë të ditur personit që preket, pasi synohet vetëm që përdoruesi të jetë sa më pak i manovrueshëm me lajmet false që vërdallisen në rrjete sociale./TechSot.al/