Kursi i Bitcoin vijon të ecë para. Valuta virtual ngjitet mbi 2700 dollarë, duke shkuar specifikisht në 2752.07 dollarë. TechSot.al shkruan se në këtë mënyrë duke axhornuar “maksimalet e tij historike”. Çmimi i  Bitcoin është dyfishuar në vazhdim të muajit maj dhe është ngjitur në 180% që prej fillimit të vitit.

Vetëm pak më parë vlera e valutës së kriptuar arriti kuotën e 2500 dollarëve. Konfirmimi raporton TechSot.al, u bë nga CoinDesk, portal i specializuar për informaione në valuta virtual. Sipas tij, Bitcoin ka kaluar vlerën e 40 miliardë dollarëve capital në treg.

Në ditët e para të janarit pohojnë analistët, monedhat virtual të Bitcoin, e thyen tavanin e mijëra dollarëve, për herë të parë prej vitit 2013. Ndërsa kalimi i kufirit prej 2 mijë dollarë, për herë të parë në historinë e monedhës së kriptuar, u arrit në 20 majin e kaluar./TechSot.al/