Për të na thënë të kthehemi djathtas apo për të marrë rrugën tjetër në rrethrrotullin, nuk do të jetë më i nevojshëm zeri dixhital i navigatorit. TechSot.al konfirmon se tani e tutje mund të na shoqërojë vokali ynë, apo ai i personave që u kërkojmë të regjistrojnë të dhënat rrugore.

Ideja e Waze, aplikacioni i navigimit i blerë nga Google në vitin 2013, ëhstë bërë shumë popullor. Pasi ka përdorur zërat e disa personave të famshëm si Morgan Freeman Mr. T, aplikacioni tashmë ka vendosur të ofrojë sipas TechSot.al, mundësinë e personalizimit.

Në versionin e fundit , app është shfaqur me opsionin “rregjistro vokalin”, ku mund të kemi akses nga impostimet e avancuara duke seleksionuar “audio dhe instruktimet vokale”.

Risia lejon regjistrimin e të gjitha pjesëve të instruksionit të guidës vokale, si psh “jemi gati”, “mbërrite në destinacion”, apo “pas 200 metrash”, “kujdes kthehu pas”, etj. Si një dublues, përdoruesi mund të përdor zërin e tij në navigator, apo të familjes e miqve./TechSot.al/