Amazon po përgatit terrenin edhe në Europë për zbarkimin e dyqaneve të saj ushqimore të së ardhmes, ato pa një ambient fizikë, ku vet sistemi informatik, njëh cfarë produktesh vë në karrocë, dhe që përshtat pagesës, në ëmënyrë automatike përmes llogarisë online.

Kompania, sic referon TechSot.al ka depozituar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendet e BE-së, katër slogane që të kujtojnë ato të përdorura nga Amazon Go.

Bëhet fjalë për një dyqan që për momentin ëhstë në fazën e testimeve në SHBA, në Seatle, ku sensorët e inteligjencës artificial, rinjohin klientin që në hyrje, dhe artikujt që ai vë apo heq nga qesja.

Slogani është i tipit “No code, no checkout”. Të njëjtët që zyra britanike për pronësinë intelektuale sapo ka aprovuar. Ndërkohë zyra analoge e Bashkimit Europian është ende duke I analizuar teknologjitë e Amazon.

Ky i Amazon sipas TechSot.al konsiderohet një projekt shumë ambicioz, por që ka jo pak vështirësi për të kaluar. Është ndër më inovatorët e teknologjisë. E lancuar si eksperiment në dhjetor për punonjësit e kompanisë, Amazon Go në Seatle duhet të hapej për publikun deri në mars.

Gjithsesi, projekti ka ndeshur në probleme informatike, ku në një dyqan nuk mban dot nën kontroll më shumë se 20 klientë në të njëjtën kohë./TechSot.al/