Po afrohet çdo ditë e më shumë momenti ku cdo gjë që veshim do jetë inteligjente dhe do të kontrollojnë shëndetin e atyre që i veshin. Kërkuesit e Universitetit Laval në Quebec City (Kanada) kanë krijuar një bluzë T-Shirt që kontrollon frymëmarrjen në kohë reale, pa kavie apo sensorë të lidhur me trupin. Kjo gjë realizohet falë fibrave optike të qepura nga brenda copës.

Detajet e teknologjisë së re shkruan TechjSot.al janë publikuar në revistën Sensors, duke i hapur kështu rrugën veshjeve që mund të mbajnë nën kontroll problemet respiratore si asma, apnea e natës, dhe sëmundje të tjera pulmonare.
Sekreti i bluzës inteligjente, qëndron në një antenë e fibrave optike, e qepur në lartësinë e gjoksit, që është e qepur nga brenda, dhe e mbuluar me një shtresë të hollë argjendi, e mbrojtur nga ndikimi i ambientit të jashtëm.

Antena ka një funksion të dyfishtë thonë shkencëtarët për TechSot.al, të udhëhequr nga Younes Messaddeq, sepse kontrollojnë frymëmarrjen dhe transmetojnë të dhënat në një smartphone apo në një kompjuter. Kur personi merr frymë, fibrat optike arrijnë të perceptojnë shtimin e presionit të toracit dhe volumin e ajrit në mushkëri.

Grupi i shkencëtarëve kanë testuar edhe rezistencën e T-Shirt, duke e nënshtruar në 20 larje, dhe fibrat optike kanë rezistuar ndaj ujit dhe detergjentit, dhe ishin në gjendje perfekte funksionale./TechSot.al/