Aplikacionin mund ta marrin te gjithë me mend dhe ai është Twitter , raporton TechSot.al.

Dihet nga të gjithë pasioni i presidentit për të updatuar në profilin e tij në Twitter duke shkaktuar jo pak herë kontradikta dhe duke dëmtuar dhe vetë administratën e tij shpeshherë.

Një raport i ri ka zbuluar se Twitter është aplikacioni i vetëm për më tepër që presidenti ka të instaluar në iPhonin e tij.

Trump nuk i jepet tepër rreth teknologjisë le ta themi .

Njohuritë e tij rreth kibernetikës lejnë për të dëshiruar, sipas TechSot.al.

Ai nuk e përdor kompjuterin dhe emailet e tij printohen në mënyrë që ti lexoje.

Kështu që nuk është për tu cuditur që Trump arrin të mjaftohet me vetëm një aplikacion.

Axios është e para qe raporton për aplikacionin e vetëm të Trump.

Trump ka kaluar në iPhone vetëm para disa muajsh , pasi Galaxy S3 që përdorte nuk merrte updatime të sigurisë .

Sipas burimeve të TechSot.al celesi për ta bërë Trump më të disiplinuar në punën e tij është duke e limituar kohën që ai kalon në ekrane dhe mesa duket stafi i Trump bën cdo gjë që ta arrije këtë./TechSot.al./