Intel po sjell gjeneratën e tetë të procesorëve , dhe mund të jetë më intersante nga ca mund ta mendonim.

Ndërkohë që kompania është shprehur më përpara se do të sillte një model të ri i cili do të ishte 15% më i shpejtë se gjenerata e shtatë e chipeve , raporton TechSot.al.

15% ka qenë zakonisht konstantja qe ka mbajtur gjithmonë Intel përgjatë viteve.

Por Intel ka zbuluar sot tek Computex se procesori i ri do të performojë 30% më mirë se i vjetri bazuar në benchmarkun Sysmark.

Intel nuk dha informacione të tjera lidhur me chipin e ri , për fat të keq.

Gjererata e re e chipeve sipas burimeve të TechSot.al pritet që të vije ne fund të këtij viti , por ama akoma janë të bazuar në arkitekturën me 14 nanometër ./TechSot.al./