Laptopët e rinj të ASUS, super të hollë kanë tërhequr vëmendjen në ceremoninë e lancimit të Computex në Taipei. Në vetrinën e “Shtëpisë” ndërtuesi tajvanez ka zbuluar linjën e re të kompjuterit portabël ZenBook dhe VivoBook, të gjithë të bazuar në sistemin operativ Windows 10 dhe të përshtatur me procesor Intel të gjeneratës së shtatë shkruan TechSot.al.

Mes produkteve të prezantuar, reflektorët u ndezën në vecanti për ZenBook Flip S, që me 10.9 milimetrat e tij të trashësisë, u prezantua nga ASUS si laptopi i konvertueshëm më i hollë në botë. Edhe pesha e tij nuk i lë vend konkurrencës, në total peshon 1.1 kg. Ekrani 13.3 polësh mund të rrotullohet deri 360 gradë.

U prezantuan edhe dy laptopë ZenBook të tjerë. TechSot.al shpjegon se bëhet fjalë për modelin Pro UX550 me ekran 15.6 polësh dhe me peshë më pak se 2 kg, me trashësi 18.9 milimetra.  Në sy ra edhe modeli ZenBook 3 Deluxe, laptopi me ekran 14 polësh dhe trashësi 12.9 milimetra.

Në Tajpei ASUS prezantoi edhe modelin S të VivoBook, me cmim ekonomik që nis nga 500 dollarë, si edhe nuk mbeti pas VivoBook Pro. Në ekspozitë shkruan TechSot.al tërhoqën vëmendje edhe smartphoni ZenFone AR, i zbuluar në panairin teknologjik të Las Vegasit i përshtatur me teknologjinë Tango dhe Daydream të Google, që është shumë i avancuar në realitetin virtual./TechSot.al/