Prodhuesi japonez i makinave Subaru përplasi makina testimi, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë e kalimtarëve në rrugë, duke i pajisur makinat me airbag të jashtëm. Kjo konfirmon TechSot.al vjen si pasojë e numrit në rritje të viktimave nga aksidentet me makinë në rrugët e vendit.

Në serinë e testeve në godinën e prodhimit OTA, Subaru demonstroi për mediat, airbagët e jashtëm të mjeteve XV, që fryhen për të reduktuar dëmin mbi njerëzit në rast përplasjeje. Sipas menaxherit të zhvillimit dhe hulumtimit të Subaru-s, Toshiya Furukawa, arsyeja përse ka më shumë viktima në aksidente rrugore, është për shkak të popullsisë së plakur japoneze.

“Viktimat në aksidentet e kalimtarëve janë shumë të larta në Japoni, veçanërisht për të moshuarit gjatë natës. Pjesë e arsyes është shoqëria në plakje e Japonisë dhe fakti që njerëzit ecin lirisht jashtë edhe gjatë natës, pasi vendi është i sigurtë. Jemi të vendosur ta ulim numrin në rritje të viktimave të kalimtarëve të moshuar.”

Edhe pse numri i aksidenteve të kalimtarëve në Japoni është përgjysmuar në 10 vitet e fundit raporton TechSot.al, numri i vdekjeve mbetet i lartë. Statistikat e policisë japoneze flasin për shifra në nivel 27%. Kur Subaru XV të dalë në shitje, kompania do të bëhet marka e parë që pajis makinat me airbagë të jashtëm.

“Do të donim të pajisnim sa më shumë makina të mundeshim me këto airbagë, por nuk është një punë e lehtë pasi kërkon një platformë të re. Do t’i përshtatemi situatës dhe gradualisht do të zgjerohemi.”

Brenda dhe jashtë Japonisë shkruan TechSot.al, siguria e airbagëve është një shqetësim i madh për industrinë automobilistike japoneze, pasi prodhuesi i airbagëve Takata, tërhqoi 46 milionë të tilla globalisht, pas një serie aksidentesh fatale dhe dëmtimesh në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera./TechSot.al/