Raspberry Pi , krijuesit e kompjuterave ekonomikihst të përballueshëm dhe fondacioni CoderDojo , i cili drejton një klub kodimi për fëmijët e shkollës , kanë lajmëruar se do të bashkohen në mënyrë që tu japin të rinjë mundësi që të futen në programim , raporton TechSot.al.

CoderDojo është një fenomen global , me më shumë se 1250 klube të shpërndara në 69 vënde me më shumë se 35 000 të rinjë pjesëmarrës.

CEO i këtij fonacioni është shprehur se do që ta coje këtë shifër në 5000 deri në 2020.

CoderDojo do të vazhdoje të mbaje statusin e një qendër bamirësie e regjistruar në Irland , madje sipas TechSot.al edhe kurrikula e mesimit do të jetë e njëjtë.

Por bashkimi me Raspberrry Pi  sipas burimeve të TechSot.al.  do ti mundësoje prakticitet , mbështetje financiare dhe mbështetje të tjera.

Duke qenë se cilësia e kurrikulës së shkencës së kompjuterit lë shumë për të dëshiruar në shumë shkolla , është dicka shumë e mirë që këto dy institucione janë bashkuar për ta rregulluar këtë./TechSot.al./