This slideshow requires JavaScript.

Nuk ka studime shkencore që konfirmojnë  që valët elektromagnetike të prodhuara nga antenat e smartphone janë të dëmshme për shëndetin. Në dyshim për këtë sipas TechSot.al, është edhe Mercedes që vendosur ta mbajë sa më larg të jetë e mundur nga makinat e saj.

Në periudhën e lidhjes mes celularit smart dhe bordit të makinës, zgjidhja e përshtatur nga salloni automobilistik gjerman siguron një integrim perfekt të aparatëve portabël të komunikimit me “infotainment systems” (zonën argëtuese të mjetit).

Nga Shtutgardi komunikohet që aktualisht prej disa vitesh makinat e famshme janë të përshtatura me teknologjitë e nevojshme që sigurojnë në brendësi të kabinës mbrojtje nga valët elektromagnmetike. Që këtë ta ketë cdo mjet i Mercedes shkruan TechSot.al nevojitet një projekt i ri ‘Fit & Healthy’, i lancuar së fundmi nga konstruktorët.

Në modelin e ri E-Class së fundmi ka debutuar një zgjidhje që parashikon integrimin e telefonit duke e lidhur me antenën e jashtme. Gjithcka është mundësuar falë teknologjisë NFC, që nuk shkakton shpërndarje të valëve në ambinetin e brendshëm të makinës.

Mbrojtja e drejtuesit të mjetit dhe e pasagjerëve mund të realizohet edhe me opsionin e lidhjes së smartphone me pjesën qëndrore të mjetit që gjithashtu redukton rrezatimin në brendësi. në këtë formë sipas gjigantit të makinave Mercedes, edhe cilësia e bisedës në telefon ëhstë më e lartë, edhe vet përdoruesi është më i mbrojtur për shëndetin e tij./TechSot.al/