Nëse jeni në Instagram , atëherë ka shumë mundësi që të keni disa foto në profilin tuaj  , për të cilat nuk jeni tepër krenar , por që nuk doni ti fshini për hir të nostalgjisë.

Epo tani instagram po teston një zgjidhje alternative, raporton TechSot.al.

Instagram do tju lejoje që të arkivoni foto të vjetra të cilat mund ti shikoni vetëm ju , ne vend se ti fshini tërësisht ato nga memoria.

Fotot do të arkivohen në foldera privatë , të cilat mund të klikohen në ikonën e re në formën e një ore në profilin tuaj , sipas TechSot.al.

Që nga aty ju mund të zgjidhni nëse doni që ta riktheni në profilin tuaj , ta shpërndani privatisht në Messenger apo aplikacione të tjera apo ta hiqni qafe njëherë e mirë.

Ky opsion akoma nuk është i disponueshëm për publikun e gjërë , por TechSot.al ka marrë informacion se është në testim e sipër./TechSot.al./