Google Foto mendon për privatësinë,dhe thjeshtëson opsionin e fshehjes së disa fotove nga syri i kuriozëve. Bëhet fjalë për foto që vet përdoruesi kërkon t’i mbajë intime, për shkak të përmbajtjes apo rëndësisë që kanë për të. Në aplikacionin për Android shkruan TechSot.al është futur funksioni “Arkiv” që mundëson arkivimin e imazheve, që të mos dalin njësoj me fotot e tjera në folderin e galerisë.

Risia është e pritshme edhe tek iPhone dhe në version ëeb të Google Foto, ku është i përdorshëm përmes menusë laterale të naigimit që mundëson arkivimin e fototve të seksionuara.

TechSot.al raporton se funksioni konsiston tek fshehja e disa shkrepjeve për një perdorues të rastësishëm që u demonstrohet një foto të galleria në smartphone, për syrin e fëmijëve, familjarëve apo miqve me të cilët mund të dnash disa moment nga libraria fotografike.

Mundësia për të arkivuar imazhe po mbërrin edhe në Instagram, ku për momentin është në fazën e testit. Nuk dihet ende kur dhe ku do të zyrtarizohet publikiht funksioni që lejon privatësinë e fotove që i kemi publikuar në rrjetin social.

Risia është menduar kryesisht për fotot me pullë të kuqe, intime, por dhe ato të sikletshme, si ato me ish partnerin. TechSot.al shpjegon se falë funksionit të ri ato nuk do të jenë më të aksesueshme, por njëkohësisht nuk duhet as t’i fshijmë./TechSot.al/