FACEBOOK INC së shpejti do të vijë me programet e veta origjinale. Rrjeti social shkruan TechSot.al ka nënshkruar marrëveshje me krijues të lajmeve dhe zbavitjes së përqëndruar tek të ashtuquajturit “millennials”, persona që kanë arritur moshën madhore rreth vitit 2000. Vox Media dhe BuzzFeed, midis të tjerësh, janë disa nga portalet që do të krijojnë programe për video-shërbimin që Facebook do të sjellë si risi në faqen e saj.

Përmbajtje me minutazh të shkurtër e të gjatë, raporton TechSot.al, reklama e të tjera do të përfshihen në këtë prurje të re të Facebook, sipas disa burimeve pranë kompanisë. Facebook po planifikon dy lloje videosh argëtuese: programe të shkruara me episode 20-30 minutëshe, të cilat do të jenë pronë e Facebook dhe programe më të shkurtra, të improvizuara ose jo, me episode 10-15 minutëshe, të cilat nuk do të jenë në pronësi të kompanisë, sipas burimeve.

Lëvizja e Facebook për të blerë dhe licensuar përmbajtjen origjinale sipas TechSot.al, është më e fundit në shtytjen e saj për të tërhequr më shumë fitime nga reklamat, duke e vendosur kompaninë në konkurrencë të fortë me YouTube Red nga Alphabet Inc, opsionin Discover në Snapchat dhe me rrjetet tradicionale televizive./TechSot.al/