Të stërvitesh për provimin e patentës, të guidës me realitetin virtual. TechSot.al ju konfirmon se tani është e mundur, përmes një aplikacioni. Ky i fundit është krijuar një shoqatë e shkollave të mësimit të makinës “Ngit dhe qarkullo” ku kanë aderuar rreth 400 autoshkolla në Spanjë.

Ideja është të krijohet një sistem i ri për të mësuar dhe përgatitur provimin e guidës në gjeneratën e re duke përdorur teknologjinë e fundit. Në një vit pune raporton Techsot.al u zhvillua nga tre inxinierë dhe një disenjator një software në 3D “House Reddoak”. Është ky programi që për momentin është në krye të kërkesave në Itali e Spanjë.

Falë teknologjisë së re shkruan TechSot.al të rinjtë mund të imagjinojë me sy hapur mënyrën e guidës, të përjetojnë emocionet e drejtimit të makinës në rrugë, dhe të kuptojnë dhe reflektojnë mbi mënyrën e reagimit në raste të ndryshme.

Instruktorët përmes aplikacionit, mund t’u demonstrojnë nxënësve të cilët kanë para syve një vizualizues optik, edhe situatat më komplekse gjatë një guide në rrugë publike. Aparatura falë aplikacionit, në 3D “House Reddoak” të bën të përjetosh realitetin virtual, si një realitet I përjetueshëm.

Aplikacioni është i disponueshëm në dyqanet dixhitale duke filluar nga 10 euro./TechSot.al/