Facebook sjell një opsion të ri për porositjen e ushqimeve ndërmjet aplikacionit të tij .

Nëse ju shkoni në seksionin “Explore” dhe të klikoni në ikonën e hamburgerit , ju do të drejtoheni tek një faqe me plot restorante që ndodhen afër jush të cilat ua dërgojnë ushqimin ndërmjet Facebook , raporton TechSot.al.

Nga lista e restoranteve , ju ose mund të shkoni në faqet e secilës prej restoranteve dhe të porosisni që aty , ose mund të klikoni mbi Start Order.

Nëse ju selektoni ushqimet që doni të porosisni nga menuja e restorantit në fjalë , atëherë thjeshtë paguajeni nga brenda aplikacionit.

Ky opsion  sipas burimeve të TechSot.al vjen nga partnershipi ndërmjet Facebook dhe Delivery.com dhe Slice .

Më përpara për të porositur nga Facebook ushqime , duhej që të shkonit në faqen specifike të restorantit në facebook dhe të porosisnit që aty./TechSot.al./