Jo vetëm makina të së ardhmes për përdorim familjar, personal, taxi apo makinë me qira. Tani mjetet me guidë autonome mund të aplikohen edhe tek ato makina të stërmëdha që i vijnë në ndihmë komunitetit shkruan TechSot.al.

Për këtë është mëse i bindur kompania Volvo që në Suedi po teston një kamion me ngarkesë të madhe, që është i aftë të ndizet dhe të ngitet pa pasur shofer në timon.

Projekti i cuar para nga një kompani lokale që mbledh mbeturinat dhe bën riciklimin e tyre, Renova. Kjo e fundit shpjegon TechSot.al synon të eksplorojë mënyrat se si automatizimi mund të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë rrugore, por edhe kushtet e punës për punëtorët. Gjithashtu guida autonome pritet të ketë impakt pozitiv është në reduktimin e ndotjes mjedisore.

Kamioni i mbeturinave ndjek një program duke u spostuar nga një kazan mbetjesh në një tjetër. Në këtë mënyrë thotë TechSot.al, punonjësi ekologjik, mund të arrijë makinën pa iu dashur të ngjitët e të zbresë duke ngarë në timon për të shkuar në destinacion.

Mes avantazheve të tjera shkruan salloni automobilistik i Volvos, është dhe ai ai ambiental. Kamioni ka një guidë konstante për reduktimin në maksimun të konsumit të karburantit dhe emetimit të tij në ambient./TechSot.al/